Sekretarja e parë politike pranë Ambasadës Britaneze në Beograd znj. Chantel Care me bashkëpunëtorë të ambasadës kanë zhvilluar një takim pune me kryetarin e komunës së Bujanocit z. Nagip Arifi.
Përfaqësuesit e ambasadës britaneze u interesuan rreth ecurisë së funksionimit të pushtetit lokal, tani kur ka kaluar një vit nga krijimi i organeve komunale.