Arben Ajredini nga Presheva dhe fitues i medaljes së artë në Olimpiadën e 28 Ndërkombëtare të Matematikës për Studentë Universitarë – IMC 2021

Arben Ajredini nga Presheva dhe fitues i medaljes së artë në Olimpiadën e 28 Ndërkombëtare të Matematikës për Studentë Universitarë – IMC 2021

Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Nga Presheva dhe fitues i medaljes së artë në Olimpiadën e 28 Ndërkombëtare të Matematikës për Studentë Universitarë – IMC 2021.

Ky është Arben Ajredini

Student i Departamentit të Matematikës në Universitetin e Prishtinës dhe përfaqësues i Kosovës, ai fitoi vendin e parë në një ndër garat më të rëndësishme botërore të matematikës, ku morën morën pjesë mbi 600 studentë nga 113 universitete më prestigjioze nga të gjitha anët e botës.

Arbeni është universalja jonë. Dëshmia se edhe nga një vend i vogël je bota. E bëhesh vlerë e saj. 

Medalja e Arbenit është edhe kritika më e besueshme për politikën. Vetëdijësimi se duhet të investojmë para së gjithash në njerëz 

Duke ju zotuar se qeverisja komunale do ta mbështes në garat e mëtejme ndërkombëtare, sot e urova Arbenin për medaljen dhe e falenderova për krenarinë që i dha komunës sonë. 

Suksese të mëtejme maestro!