Vuçiq flet për qëndrimin e SHBA-së dhe Gjermanisë sa i përket “Open Balkan”

Vuçiq flet për qëndrimin e SHBA-së dhe Gjermanisë sa i përket “Open Balkan”

Vuçiq deklaroi se ndihet mirënjohës që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbështetur iniciativën e “Open Balkan”, e cila u lansua në Shkup pas takimit me Edi Ramën dhe Zoran Zaev.

Presidenti Serb u pyet edhe për qëndrimin e njëjtë që ka Gjermania sa i përket iniciativave për bashkëpunim rajonal.

Ai tha se një gjë e tillë nënkupton që “njerëzit që e shohin iniciativën si krijim të Serbisë së Madhe, aktualisht s’janë duke kuptuar asgjë”.

Ndër të tjera, ai shprehu mirënjohje për qëndrimin e Amerikës.

“Kur e dëgjon një argument të tillë që iniciativa është krijim i Serbisë së Madhe, ti mund ta kthesh kokën dhe të thuash: këta njerëz s’kuptojnë asgjë. Amerikanët janë duke hyrë në thelb dhe iu jam mirënjohës për këtë”, ka thënë Vuçiq.