Tetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar kur një autobus u rrëzua në autostradën M7 gjatë rrugës për në Budapest në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.
Sipas deklaratës së policisë, një autobus është rrëzuar në mëngjesin e sotëm, në një autostradë të Budapestit, ku për pasojë tetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar, shkruan Reuters, transmeton lajmi.net.
Policia tha se autobusi hungarez u rrokullis për arsye të panjohura në 0255 GMT 70 km (43.5 milje) në perëndim të Budapestit.
Sipas Agjencisë shtetërore të lajmeve MTI autobusi, i cili kishte një targë hungareze dhe transportonte më shumë se 50 pasagjerë, ishte përplasur me një shtyllë mbikalimi.