Syla tregon si mbeti tek kosovarët emri ‘sugar’ për djalin e vogël në familje

Syla tregon si mbeti tek kosovarët emri ‘sugar’ për djalin e vogël në familje

Përmes një postimi në Facebook, Syla thotë se një gjë e tillë është si rezultat i ndihmave që SHBA-ja i kishte dhuruar Kosovës në vitin 1951, pasi që në pakot e ardhura të sheqerit shkruante anglisht “sugar” që në shqip do të thotë sheqer.

Ai thotë se meqë sheqeri iu pëlqeu shumë, filluan që djemtë më të vegjël t’i quajnë si sugar.

Postimi i plotë:

“Sikur këto vakcina që i morëm ndihma nga Amerika, edhe pas Luftës 2 Botërore kemi marrë, vezë, qumësht pluhur dhe sheqer me paketa. Ishin ndihmat e Presidentit Truman nga viti 1951. Aq shumë ju pëlqeu sheqeri kosovarëve, që djalin e vogël të shtëpisë filluan ta quanin, djalë sugar, ose e kam djalë sugar. Kjo vjen nga paketa amerikane me sheqer ku me shkronja të mëdha në anglisht shkruante SUGAR, që i bjen sheqer anglisht”.