Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:
Meqë po afron 1 shtatori i fillimit të vitit shkollor 2021/22, sot mbajta takim me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme, si dhe me drejtorin e Entit Parashkollor.
Temë kryesore i këtij takimi ishte zbatimi i masava mbrojtëse anti COVID, në mënyrë që mësimi të zhvillohet shëndetshëm.
Diskutuam edhe për nevojat e objekteve të shkollave, sa i përket gjendjes infrastrukturore. Shpreha gatishmërinë e udhëheqjes së re lokale, që institucionet arsimore, nga viti i ardhshëm, të kenë pozicion të veçantë për mirëmbajtje, si dhe për furnizimin me mjete didaktike.
Vetëqeverisja lokale do të angazhohet po ashtu që të jap kontributin e saj në lehtësimin e mundësive që sa më shumë mësimdhënës të paraqesin provimin profesional tek organet përgjegjëse shtetërore.