• E mërkurë / Jul-09 21:09
  • Kontakt

z.Mustafa takohet me ministren e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin znj.Elisa Spiropali

z.Mustafa takohet me ministren e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin znj.Elisa Spiropali

Postimi i plotë i zv.kryetarit të komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafa:

Tiranë | Pritja nga ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin znj.Elisa Spiropali.

Ishte kënaqësi të takoja miqësisht  znj. Spiropali të cilën e njoftova për situatën politike në vend dhe rajon, znj Spiropali u njoftua për problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës, sidomos çregjistrimin e shqiptarëve nga regjistri civil në administratën e policisë lokale. Ndërkohë është arritur dakordim që zgjidhja e vetme për shqiptarët e Luginës së Preshevës është Bashkimi i Luginës me Republikën e Kosovës.

Takimi kaloi në një atmosferë të ngrohët e miqësore me ç’rast bashkëbiseduesit potencuan nevojën e zhvillimit të mëtejmë të marrëdhënieve shumë të mira në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Mbështetje e palëkundur për Shqiptarët e Luginës së Preshevës nga Qeveria e Kryministrit Edi Rama.

#Together #ForABrighterFuture