Përmes një statusi në Facebook, Abbott ka thënë se gjatë ditës së djeshme ka vizituar afganët të cilët janë nën përkujdesje të përkohshme në Kosovë nga trupat britanike nën komandën e NATO-s.
Sipas tij ata janë në një gjendje traumatike, dhe vazhdojnë të tregojnë durim dhe këmbëngulje.
Madje Abbott për të treguar shpirtgjerësinë e shqiptarëve ka përdorur një fjal itë Nënës Terezë.
“Nëse nuk mund të ushqeni njëqind njerëz, ushqeni vetëm një!”, ka shkruar Abbott ndër të tjerash në profilin e tij në Facebook.
Ky është postimi i tij i plotë:
Dje vizitova të evakuuarit afganë, të cilët janë nën përkujdesje të përkohshme në Kosovë nga trupat britanike nën komandën e NATO-s, ndërkohë që janë bërë aranzhimet për udhëtimin e tyre të mëtejshëm. Ata kanë kaluar një gjendje traumatike, dhe vazhdojnë të tregojnë durim dhe këmbëngulje. Do të doja që edhe një herë të falënderoj qeverinë dhe popullin e Kosovës për mbështetjen tuaj, duke ua bërë atyre një mikpritje të ngrohtë. Derisa njerëzit në Kosovë festojnë përvjetorin e kanonizimit të Nënë Terezës, më kujtohen fjalët e saj: “nëse nuk mund të ushqeni njëqind njerëz, ushqeni vetëm një!”.