z.Mustafa takohet me zv.ministrin e arsimit Prof. Dr. Dukagjin Pupovci

z.Mustafa takohet me zv.ministrin e arsimit Prof. Dr. Dukagjin Pupovci

Postimi i plotë i Dr.Sc.Ragmi Mustafa:

Një takim sa zyrtar po aq edhe miqësor  me zëvendësministrin e arsimit Prof. Dr. Dukagjin Pupovci. Sipas zëvendësministrit kjo ministri por edhe Qeveria e Republikës së Kosovës janë të përkushtuar në arritjen e marveshjes me Beogradin zyrtar për njohjen reciproke të diplomave të arritura në gjitha nivelet e shkollimit. Kjo temë është në agjendën e Qeverisë Kurti mbase prioritare. 

Nga ana tjetër ministria e arsimit do të përkushtohet që vitin tjetër akademik të fuqizohen kuotat për studime themelore në nivelin bachelor gjersa për ato master nuk do të ket kuotizim por kandidatët nga Presheva, Bujanoci e Medvegja  do të trajtohen njëlloj si me qenë të Kosovës. Nga ky vit akademik, studentët e Luginës nuk do të paguajnë tarifat e shkollimit si në nivelin bachelor poashtu edhe ato në master, nënkuptohet për ata studentë që janë të regjistruar në Universitetet Publike. 

Agjendë tjetër e Ministrisë së Arsimit dhe qeverisë Kurti në bisedimet Prishtinë - Beograd do të jenë dhe tekstet mësimore shkollore.  Falemnderit Republikë e Kosovës për kujdesin ndaj të rinjëve nga Presheva, Medvegja e Bujanoci. RM