• E mërkurë / Jul-02 08:53
  • Kontakt

z.Mustafa i shpreh ngushëllime familjeve të viktimave në Gllogjan

z.Mustafa i shpreh ngushëllime familjeve të viktimave në Gllogjan

Postimi i plotë i Dr.Sc.Ragmi Mustafa:

Ende pa u shuar dhimbjet për 46 shqiptarët e vdekur të Maqedonisë Veriore nga aksidenti me autobus në Bullgari, ndodhi dhe ajo e mbrëmjes së sontme në Gllogjan gjithashtu me autobus udhëtarësh por jo aksidentale, pikërisht e shkaktuar nga dora kriminale. Në këtë rast mbetën tre të vdekur e një i plagosur. Nga kjo, mbetëm të lënduar gjithë shqiptarët kudo ku janë. Edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës jemi afër familjeve të të ndjerëve, të plagosurve, të terrorizuarve në autobus dhe gjithë shqiptarëve në Republikën e Kosovës.
#ndaldorënekrimit
RM