• E mërkurë / Jul-02 06:25
  • Kontakt

znj.Sinani: Ndalesa e vizitës së ministrave të Kosovës dëshmon se Lugina është pjësë e kontestit Kosovë-Serbi dhe se duhet të jetë pjesë e dialogut

znj.Sinani: Ndalesa e vizitës së ministrave të Kosovës dëshmon se Lugina është pjësë e kontestit Kosovë-Serbi dhe se duhet të jetë pjesë e dialogut

Postimi i plotë i znj.Sinani:

NDALESA E VIZITËS SË MINISTRAVE TË KOSOVËS DËSHMON SE LUGINA ËSHTË PJESË E KONTESTIT KOSOVË-SERBI DHE SE DUHET TË JETË PJESË E DIALOGUT NË BRUKSEL 

Përderisa po bënim përgatitjet e fundit organizative për mirëpritjen e vizitës së Ministrave të Republikës së Kosovës:

-  z.Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës; 

- znj.Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit;

- z.Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve 

- z. Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

morëm njoftimin se kjo vizitë u refuzua nga autoritetet e Republikës së Serbisë, edhe pse kërkesa nga ana e tyre ishte bërë në përputhje me marrëveshjen në Bruksel.

Ky refuzim dëshmon se Lugina e Preshevës është pjesë e kontestit Kosovë-Serbi dhe se duhet të jetë pjesë e dialogut në Bruksel.

Përveç se Serbia nuk ia lejon shqiptarëve përdorimin zyrtar të simboleve kombëtare dhe një varg të drejtash tjera që i gëzojnë pakicat kudo në botë, sot Beogradi po shpërfaq se i pengon çfarëdo komunikimi dhe ndihme nga Qeveria e Kosovës.

Shpreh falenderimin tim të përzemër për ministrat Aliu, Nagavci, Murati e Çeku që zgjodhën Festën e Flamurit për të qenë pranë Luginës së Preshevës.

Rasti i sotëm duhet të jetë këmbanë për autoritetet më të larta ndërkombëtare, sidomos Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian ndaj çështjes së Luginës së Preshevës.

P.S: Foto për bilbordat e planifikuara për vizitën