• E mërkurë / Jul-02 03:57
  • Kontakt

Reagon z.Kamberi pasi Serbia refuzoi ministrat e qeverisë Kurti ta vizitojnë Luginën e Preshevës

Reagon z.Kamberi pasi Serbia refuzoi ministrat e qeverisë Kurti ta vizitojnë Luginën e Preshevës

Postimi i plotë i z.Shaip Kamberi:

S,ka moment tjetër për veprim.

“RIGHT HERE, RIGHT NOW”.

 Serbia nuk ka lejuar vizitën e sotme të katër ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Luginë të Preshevës. Çfarë asimetrie të drejtash mes Luginës së Preshevës me serbët në Kosovë. 

Serbia mbetet i vetmi vend në rajon që me ligj kufizon lirinë e përdorimit zyrtarë të simboleve kombëtare.

Si pasojë e kësaj, Lugina e Preshevës, sot, në festën më të madhe kombëtare, mbetet rajoni vetëm i banuar me shqiptarë që nuk mundet lirshëm të realizojë të drejtën  dhe lirinë e përdorimit të simbolit kombëtar si pjesë të identittit kombëtarë.

Në këto rretha ndër më të rëndat nëpër të cilat po kalon, Lugina e Preshevës, ka nevojën si kurdoherë më parë për ndihmën shtetërore të  Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

S,ka moment tjetër për veprim, sot është nevoja, sot është edhe koha:

“Right Here, Right NOW”