Në kuadër të identifikimit të problemeve të qytetarëve, e vecanërisht para kohës kur do të definohet dhe miratohet buxheti i komunës së Preshevës për vitin 2022, sot u takova me përfaqësuesit e bashkësive lokale të vendbanimeve të pakicës serbe në komunë të Preshevës.
U mirëprita në Sllavujevc, Cakanovc, Stacion Hekurudhorë e Strezoc. Aty u takova me përfaqësuesit e bashkësive lokale, bujqë e blegtorë, me të cilët folëm për nevojat e banorëve të këtyre vendbanimeve.
Renovimi i objektit të vendit të quajtur Qendra Rinore në Stacion Hekurudhor, ndërtimi i stadiumit në shkollën fillore në Sllavujevc ishin vetëm disa nga kërkesat kryesore që do të gjejnë vend në parashikimin e buxhetit komunal.
Gjithashtu, i informova banorët e bashkësisë lokale të Sllavujevcit se kemi konkuruar në Ministrinë e Arsimit për rekonstruimin e objekt të shkollës fillore.
Pa harruar këtu edhe investimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, përmirësimin me ujë të pijshëm dhe rrjetin e kanalizimi si dhe ndriçimin publik
Në planifikimin e buxhetit do të parashihet pozicion i veçantë edhe për bashkësitë fetare në komunë të Preshevës, ku për vendbanimet e pakicës serbe do të parashihen edhe investimet në varreza dhe rrethojat për objektet fetare.
Kryetarja e Preshevës takim në vendbanimet serbe