Postimi i plotë i kryetarit të kuvendit të Preshevës z.Sami Salihu:
Ne emrin tim personal, subjektit politik që unë përfaqësoj - Lëvizja për Reforma, dhe në emër të Kuvendit Komunal të Komunës së Preshevës dua që çdo shqiptari t'i përcjell urimet më të përzemërta për Ditën e Shenjtë të Kombit Shqipëtar - 28 Nëntorin.
Baballarët e Kombit tonë kanë kaluar sfida të mëdha që të na lënë në trashëgimi këto troje, komb e gjuhë.
Shqiptarët anembanë tashmë po kalojnë gjithashtu sfida të vështira në këtë periudhë.
Uroj që Nëntori i ardhshëm të gjejë çdo shqiptar të bashkuar dhe pjesë të familjes Europiane.
Sami Salihu,
Kryetar i Kuvendit Komunal të Komunës së Preshevës