z.Shqiprim Musliu u'a uron festën 28 Nëntorit

z.Shqiprim Musliu u'a uron festën 28 Nëntorit

Postimi i plotë i zv.kryetarit të komunës së Bujanocit z.Shqiprim Musliu:

Për shqiptarët, Nëntorët gjithnjë janë të mëdhenj e të lavdishëm.

Që nga koha e Skënderbeut, Ismail Qemajlit, e deri në kohërat më të reja të ditëlindjes së Adem Jasharit e betejat e UÇK-së dhe UÇPMB-së që sollën fitore dhe pak liri që ne e gëzojmë sot.

Nëntorët t’i festojmë të bashkuar e të stolisur me flamuj nëpër institucione e shtëpi në mënyrë që të mbrojmë identitetin tonë shqiptarë përmes flamurit me dykrenaren në mes.

Urojmë që Nëntorët e ardhsëm t’i festojmë të lirë brenda Kosovës sonë, atdheut tonë.

URIME TË GJITHË SHQIPTARËVE FESTA E FLAMURIT 28 NËNTORI.