Ky është biznesi që planifikon ta fillojë z.Dukagjin Aliu nga fshati Ashan e ku të punësuar do të jenë kryesisht gra. Nga hapja e këtij biznesi do të përfitojnë edhe blegtorët vendorë
Objekti është në përfundim e sipër dhe punën mendon ta nis në pranverë.
“E përgëzova dhe i urova suksese Dukagjinit
Për zhvillimin e biznesit të tij. Për mirëqenien e punëtorëve si punëdhënës.
Në kuadër të politikave tona ekonomike, për stimulim dhe përkrahje atyre që hapin vende të reja të punës, si pushtet lokal, therrtores së re do t’ia mundësojmë infrastrukturën rrugore deri tek objekti dhe kyçjen në rrjetin elektrik përmes sigurimit të shtyllave.
Pos tjerash, e sidomos për shkak të pozitës së saj gjeografike, Komuna e Preshevës është mjedis i përshtatshëm për investime.
Përkrahja jonë nuk do të mungojë. Për vende të reja të punës. Për punëtorët” ka shkruar Ardita Sinani