Dështon tentativa e opozitës për destabilizim të kuvendit, znj.Sinani: Urime buxheti i ri

Dështon tentativa e opozitës për destabilizim të kuvendit, znj.Sinani: Urime buxheti i ri

Situata politike në komunën e Preshevës tashmë po bën vite që vazhdon të mbetet jostabile. Shumicat në Kuvendin Komunal para çdo seance paraqiten si të rrezikuara.

Largimi i një këshilltari nga radhët e PDSH-së dha shpresë tek opozita për mosmbajtje të seancës, por edhe kësaj radhe nuk patën sukses.

Ndër pikat më të rëndësishme e cila u aprovua është pika e buxhetit Komunal për vitin 2022.

Postimi i plotë i znj.Sinani"

Urime buxheti i ri

Falenderoj të gjithë këshilltarët nga pozita dhe opozita për pjesëmarrjen aktive në debatin e sotëm disaorësh parlamentar.

Kjo e bën buxhetin e ri edhe më demokratik

Se ky debat i sotëm parlamentar iu shtua takimeve të vazhdueshme me qytetarë

Pra, buxheti i ri është kombinim i pjesëmarrjes së qytetarëve dhe i miratimit të të zgjedhurve të tyre

Është buxhet i miratuar nga këshilltarë komunalë edhe nga pozita, edhe nga opozita.

Tashmë, Komuna e Preshevës ka buxhet më demokratik. Buxhet shpërndarës. Buxhet gjithëpërfshirës. Buxhet zhvillimor. Buxhet social.

Vazhdojmë bashkë. Për investime të reja. Për mirëqenie për të gjithë

Për Preshevën e Re