Duke i shpreh mirëseardhje për vizitën në Preshevë dhe në shoqatën Vizioni për zhvillim dhe kooperim.
Vizituan kursin profesional te rrobaqepsisë i cili ishte në ato momente duke u mbajtur. Kryetari z.Shefki Sh Jonuzi e njoftoi dhe për aktivitetet e shoqatës , projektet e realizuara ndërvite nga V.Zh.K në 3 komunat shqiptare në Preshevë , Bujanoc dhe Medvegjë.
Drejtori i Islamic Relief - Shqipëri dhe Kosovo Dr.Mohamed Soliman u njoftua edhe për projektet që shoqata V.Zh.K angazhohet dhe synon në të ardhmen të i realizojë, në partneritet me donatorët.
Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim në fund i ka faleminderuar që kanë vizituar Luginën e Preshevës