Postimi i plotë i znj.Sinani:
Sot, në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës, falenderova Koordinatorin e Zyrës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, z. Kiron Reid, për punën e tyre të çdoditshme në Luginën e Preshevës.
Prania dhe veprimi i OSBE në Luginën e Preshevës është dëshmi e nevojës së kontributit ndërkombëtar për demokratizim. Në interes të të gjithë qytetarëve.
Kjo po rivërtetohet së fundi me kontributin e Shefit të Misionit të OSBE-së në Serbi, Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin Jan Braathu, në lehtësimin e rifillimit të dialogut për zbatimin e marrëveshjes të arritura midis të zgjedhurve të Luginës së Preshevës dhe Qeverive të Serbisë, të cilat nuk po zbatohen me vite të tëra nga Beogradi zyrtar.
Sa më shumë partneritet dhe prani të organizatave ndërkombëtare me vlera demokratike në Luginën e Preshevës dhe rreth saj, aq më shumë mundësi për progres dhe zhvillim.
#OSBE #ZbatimMarrëveshjeve #Dialogu #Demokratizim #Lugina #PreshevaEre