Presheva dhe Bujanoci me projekt të përbashkët për menaxhimin e mbeturinave

Presheva dhe Bujanoci me projekt të përbashkët për menaxhimin e mbeturinave

Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Projekt i përbashkët Preshevë-Bujanoc për menaxhimin e mbeturinave, pastrimin e deponive të egra dhe funksionalizimin e stacionit të transferimit për riciklim të mbeturinave.

Ky projekt është jo vetëm mundësi më e mirë për ta siguruar financimin e jashtëm, por edhe zgjidhja e duhur për nevojat e brendshme, duke zvogëluar edhe shpenzimet vetanake operative.

Për aplikimin e përbashkët të dy komunave tona në fondet e Bashkimit Evropian lidhur me këtë projekt jetik për mjedisin dhe shëndetin, si dhe për tema tjera, bashkëbisedova sot me Zëvëndës-kryetarin e Komunës së Bujanocit, z.Shqiprim Musliu.

E falenderoj z.Musliu për gatishmërinë e tij dhe të qeverisjes lokale në Bujanoc, për t’u bashkërenduar dhe për të bashkëvepruar, në funksion të interesave tona të përbashkëta

Kur bashkojmë forcat jemi më të mirë!

Se bashkë është më e mundshme!

Se bashkë është më mirë!

#Shëndeti #Mjedisi #BashkëpunimiNdërkomunal #Bujanoci #PreshevaEre