Vjosa Osmani në fjalimin e saj në Samitin për Demokracinë e përmend edhe gjenocidin

Vjosa Osmani në fjalimin e saj në Samitin për Demokracinë e përmend edhe gjenocidin

Presidentja Vjosa Osmani në takimin virtual të Samitit për Demokracinë i drejtuar nga SHBA-ja, ka përmendur edhe “regjime autoritare dhe gjenocidale”.

“Së shpejti, Kosova do të shënojë 14 vjetorin e pavarësisë, por regjimet autoritare dhe gjenocidale i kemi luftuar për një kohë shumë më të gjatë se kaq”, ka deklaruar ajo.

Ndër të tjera, ajo ka përmendur edhe veting-un si formë e reformimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë, në njërën nga tri pikat nëpërmjet të cilave Osmani ka konsideruar se do të forcohet demokracia.

“Forcojmë sundimin e ligjit përmes zbatimit të plotë të Strategjisë Kombëtare për Sundim të Ligjit, dhe një procesi të vetingut i cili do t`i rrënjosë integritetin, paanshmërinë dhe profesionalizmin në zemër të sistemit tonë të drejtësisë”, ka deklaruar ndër të tjera e para e vendit.