Dita e sotme filloi me kallezimin penal ndaj ish kryetarit të Preshevës Shqiprim Arifi e për të bërë Falce Flag - devijim të opinionit publik për këtë keqpërdorim të mundshëm, për të cilin është filluar procedim penal, zyrja e APN e specializuar me teknikat për propagandë që ngjasojnë shumë me ato të Moskës e Beogradit, menjeherë nisi kundërfushatën me kauzën #meHevzijën, kauzë e cila, asgjë përpos demagogjisë nuk ka brenda.
Fenomeni i largimit të militantëve nuk është zbuluar nga pushteti i tanishëm, ajo ndodh gjithandej, ndoshta perveç në SHBA, ku perpos njerëzve të emëruar (rreth 2%), e gjithë administrata (98%) mbetet e paprekur!
Duke u nisur nga video e një portali satelit e propagandues, shërbëtor personal i Shqiprimit Arifit, portal i cili ka perfituar shuma marramendëse e të frikshme nga ish pushteti (Miliona dinarë), ne emër të portaleve të tjera, me emra fanton, e që asnjëherë nuk ia ka ndjerë për situatën ekonomike të Hevziut apo shumë Hevzive të tjerë, përfundojmë që gjithçka që kanë bërë me kauzën e lartëpërmendur është dyftyrësi e ulët.
Shqiprimit, njerëzve që u përfshinë në këtë pseudo kauzë, ktij portali, asnjëherë nuk ia ndjeu për Hevziun i cili jo më larg se 1 vit e më shumë punonte si roje nate në një kompani në Preshevë. Ata e panë që është i gjallë një Hevzi, atëherë kur i'u desh vota nga ai, ta punësonin përkohësisht, sa për t'ia marrë votën.
E kulmi i dyftyrësisë e demagogjisë të këtyre krijuesve të kësaj pseudokauze e vërejmë në vet videon e z. Hevziut.
Ai vet në video e thotë që më kan nxjerr nga puna ( edhe pse të njejtit i kishte skaduar kontrata e punës) me datë 09 Nëntor (siç e thot ai vet " me të 9 e 11-tit muj". Ku ishin këta që po nxjerron lotë krokodili gjat një muaji e 3 ditëve që nuk reaguan fare për Hevziun!? Pse nuk reaguat me kohë?!
Prandaj, ju nuk keni kauzë! Ju keni demagogji dhe dëshironi vetëm të shpërqëndroni opinionin publik për keqpërdorimet e mundshme të ish kryetarit tuaj.
Opinion nga një qytetarë anonim nga komuna e Preshevës.