Postimi i plotë i këshilltarit të kuvendit komunal në Preshevë nga PVD z.Shpëtim Haliti:
Altin, sikur ta kishe përmendur së paku që delegacioni i ambasadorëve të premten ka takuar edhe përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar, vetëm të kisha thënë se ishe ngutur pak me statusin tënd të fundit, në mungesë informatash.
Por duke e ditur se e ke ditur që delegacioni i ambasadorëve e ka takuar edhe KKSH dhe nuk e përmend fare, e se po thua se i njëjti delegacion i ambasadorëve e ka shmangur kryetaren e Komunës së Preshevës, atëhërë si të quhet ndryshe përpos se po e dezinformon opinionin publik? Pra se vetëm po bën FAKE NEWS. Përpiqesh me përhapur një të pavërtetë si të vërtetë.
Sa për mungesën e kryetares së Komunës së Preshevës që përpiqesh me paraqitur si shmangie nga ambasadorët, edhe mund të mos ta kesh ditur të vërtetën. Por si këshilltar komunal që synon të paraqitesh i besueshëm dhe racional ke mundur t’i pyesësh zyrtarët e delegacionit të ambasadorëve, nëse nuk ke dashur me pyetur kabinetin e Kryetarës së Komunës.
Për hirë të seriozitetit dhe kredibilitetit tënd personal dhe të opozitës.
Pastaj mos u çudit që nuk të/ju marrin seriozisht edhe ndërkombëtarët.
Që Kryetarja e Komunës së Preshevës nuk është anashkaluar, shih faktet e bashkëlidhura më poshtë. Apo nuk të mjaftojnë edhe këto fakte?
Çudi që dikush si ti që po shpreh interesim për praninë ndërkombëtare arrin të heshtesh kur kryetaren e Komunës e vizitojnë vazhdimisht delegacione të huaja, madje edhe duke shprehur publikisht në rrjetet e tyre zyrtare të komunikimit, mirënjohje për bashkëpunimin e tyre me znj.Sinani.
Sidoqoftë, po ta ndihmoj me informatën që nuk ke dashur ose nuk ke ditur ta sigurosh: Kryetarja e Komunës së Preshevës është detyruar ta anulojë pjesëmarrjen e saj në takim me ambasadorët të premten për shkak të problemeve shëndetësore.
Altin, tash që e kuptove të vërtetën, a kërkon falje për përhapjen publike të një FAKE NEWS? Apo do të zgjedhesh të arsyetohesh me ndonjë intepretim tjetër ose me heshtjen?
E kuptoj rolin e opozitës, por kërkimfalja do të bënte më të besueshëm. Ty. Apo edhe ti do me na bindur se je te propaganda e keqe me FAKE NEWS ? Dëshpëruese do të ishte. Për ty sidomos, që ende mendoj se dallon nga kryetari yt, si simbol lokal i FAKE NEWS.
Siç e di, dallojnë faktet dhe e vërteta nga interpretimi, manipulimi dhe dezinformimi. Se kjo logjikë i bjen sikur unë tash me thënë se Prokuroria e Lartë nuk ka ngritur procedurë për korrupsion ndaj kryetarit tënd, përderisa dokumenti faktues tashmë është publikuar zyrtarisht nga vet ish-shefi i tij i kabinetit.