Ndihmës-shoferi tregon si erdhi deri te aksidenti i autobusit me pasagjerë nga Kosova në Bullgari

Ndihmës-shoferi tregon si erdhi deri te aksidenti i autobusit me pasagjerë nga Kosova në Bullgari

Ahmed Abazi, njëri nga shoferët e autobusit, ka rrëfyer rreth asaj se si ka ardhur deri te aksidenti i autobusit me pasagjerë nga Kosova në Bullgari.

Në aksidentin e ndodhur kishte edhe fëmijë. I njëjti u aksidentua më 18 janar, rreth orës 4.30 të mëngjesit, në afërsi të qytetit Kjustendill.

Siç ka rrëfyer Abazi për mediat bullgare në momentin e aksidentin, përveçse frynte erë, edhe terreni ishte i rrëshqitshëm.

“Kishte shumë erë dhe rruga ishte e rrëshqitshme. Autobusi rrëshqiti, pasi për shkak të gjendjes së vështirë në rrugë nuk e ka vërejtur kamionin”, ka thënë fillimisht ai.

Sipas tij, derisa ka tentuar të shmangte ngricën, shoferi ka goditur kamionin.

“Të tjerët janë të gjithë mirë dhe kanë vazhduar rrugëtimin, përveç meje që jam ndalur për të larguar autobusin nga këtu”.

Ai ka thënë se kanë qenë 32 njerëz brenda autobusit, si dhe dy shoferët.