znj.Sinani ka takuar përfaqësuesit e kompanive transportuese të kamionëve pas probleme që po i'u shkaktohen në Rep. e Kosovës

znj.Sinani ka takuar përfaqësuesit e kompanive transportuese të kamionëve pas probleme që po i'u shkaktohen në Rep. e Kosovës

Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Dje takova përfaqësuesit e kompanive transportuese të kamionëve të Komunës së Preshevës.

Për shkak të mungesës së një marrëveshje bilaterale mes Kosovës e Serbisë, ata po përballen padrejtësisht me dënime në vendkalimet kufitare nga Dogana e Kosovës.

Këto dënime ndaj shoferëve tanë po shqiptohen për shkak të mungesës së lejes së transportit nga vendet e treta.

Këto leje, shoferët tanë, për shkak se janë shtetas të Serbisë, kurse veprimtarinë e tyre e shfrytëzojnë nëpërmjet vendkalimeve kufitare me Kosovën, nuk po mund t'i sigurojnë nga Dogana e Kosovës.

Për ta zgjidhur këtë problem, menjëherë kemi kontaktuar institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës.

Besojmë se shumë shpejtë, nuk do të ketë pengesa e pasoja financiare për shoferët e kompanive transportuese nga komuna e Preshevës.