znj.Sinani viziton komunën e Gostivarit, takohet me kryetarin e kësaj komune z.Arben Taravari

znj.Sinani viziton komunën e Gostivarit, takohet me kryetarin e kësaj komune z.Arben Taravari

Postimi i plotë i znj.Sinani:

Sot ishte radha e Gostivarit të bashkohet me Preshevën.

Dita e një partneriteti të ri.   

Ishte kryetari i Komunës së Gostivarit, z.Arben Taravari, që na vlerësoi për partner dhe na nderoi me ftesë për binjakëzim.  

Me shumë kënaqësi ju bashkuam. 

Nënshkruajtëm Memorandumin. Bashkëbiseduam për mundësitë e përbashkëta. U pajtuam për projekte të ardhme.

Kemi shumë sektorë ku do të punojmë bashkë. Ekonomi, kulturë, arsim, turizëm, mjedis, trashëgimi kulturore dhe natyrore, etj. 

E falenderoj shumë z.Taravari dhe bashkëpunëtoret e Tij për mirëpritjen e ngrohtë dhe për përkushtimin e Tij për ta lidhur më shumë Gostivarin me Preshevën.

Nëpërmjet bashkërendimit dhe bashkëveprimit, ky bashkëpunim ndërkomunal me dimension të bashkëpunimit rajonal, jo vetëm pasuron marrëdhëniet dhe forcon miqësitë tona tradicionale përtej kufijve, por edhe lehtëson dhe ndihmon në sigurimin e partnerëve të tjerë të interesuar për përfshirje në aplikime të projekteve me donacione evropiane dhe ndërkombëtare.  

Si një nga komunat e mëdha më dinamike në Maqedoninë e Veriut, me diversitet të pasur socio-kulturor dhe projekte zhvillimore në fusha të ndryshme, Komuna e Gostivarit do t’i sjellë Preshevës përvoja dhe praktika të mira për të nesërmen. 

Kjo u dëshmua edhe sot gjatë vizitës që zhvilluam në Qendrën rinore “iCan”, Qendrën për Autizëm “Blue Puzzle” dhe shëtitoren e rregulluar përgjatë lumit Vardar.

Faleminderit Gostivari.

Urime kjo urë e ngritur sot e mot !

#Gostivari #Binjakëzimi #BashkëpunimiRajonal #IpaFonde #Ekonomi #Kulturë #Arsim #Turizëm #Mjedis #PreshevaEre