Pajaziti: Nuk e përkrahim Shaip Kamberin për bartës të Listës shqiptare

Pajaziti: Nuk e përkrahim Shaip Kamberin për bartës të Listës shqiptare

Kryetari i Degës së APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, në një deklaratë dhënë për portalin Bujanovaçke në Bujanoc, ka deklaruar se APN, me asnjë çmim e në asnjë rrethanë nuk e përkrahë Shaip Kamberin për ta udhëhequr me listën shqiptare të kandidatëve për deputet.

Pajaziti tanimë edhe publikisht deklaroi atë çfarë kryetari i subjektit të tij, po e bënë për muaj me radhë duke deklaruar krtika të ashpra ndaj Kamberit, çka ndikoi që sipas të gjitha gjasave të mos ketë listë të përbashkët shqiptare.

Duket se sulmet ndaj Shefit të Grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak”, Shaip Kamberi, janë pjesë e kampanjës tanimë të nisur e të cilën po e udhëheq kreu i APN-së, Shqiprim Arifi, kryesisht nëpërmjet personave të afërt të tij.

Pajaziti ka deklaruar se bartësi i Listës i takon subjektit të tij politik, Alternativa për Ndryshim