Kryetarja e komunës ë Preshevës, Ardita Sinani ka pritur në kabinetin e saj mjekët nga komuna jonë.
Kryetarja priti tre mjekët e ordinancave private të cilët, së bashku me mjekët e shtëpisë së shëndetit, bartën barrën e madhe në trajtimin e pacientëve përgjatë pandemisë. Ajo i falenderoi mjekët Dr.Samet Ramizi, dr.Memish Nuhiu dhe dr.Fadil Jusufi për kontributin e jashtëzakonshëm dhe tha se ishin ata që me të drejtë u cilësuan botërisht si heronjtë e viteve të fundit.
“Shpeshherë harrojmë rëndësinë e tyre.
Pandemia ishte ajo që na e rikujtoi.
Mjekë, infermierë, punëtorë të shërbimeve shëndetësore ishin ata që me të drejtë u cilësuan botërisht si heronjtë e viteve të fundit.
Dr.Samet Ramizi, dr.Memish Nuhiu dhe dr.Fadil Jusufi janë pa dyshim të pashmangshëm.
Falë punës së tyre, shumë qytetarë tanë e patën më lehtë përballjen me virusin.
Mirënjohje dhe falenderim pafund” ka shkruar zonja Sinani
Tre mjekët u nderuan me mirënjohje nga ana e kryetares Ardita Sinani