Kryetarja Ardita Sinani nderon stafin e shtëpisë së shëndetit për punën e tyre gjatë pandemisë

Kryetarja Ardita Sinani nderon stafin e shtëpisë së shëndetit për punën e tyre gjatë pandemisë

Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Mirënjohjen e kanë tashmë në zemrën dhe në mendjen e shumëkujt.

Dëshmi e gjallë e të betuarëve të Hipokratit.

Albulena, Astriti, Saimiu, Tanja, Erblina, Burbuqa, Shëndrita, Flakroni, Aurita, Lumnija, Dritoni, Sllobodani dhe Qaniu janë emra të njohur për shumë qytetarë tanë. Sidomos gjatë viteve të pandemisë. 

Mjekë, teknikë dhe punëtorë shëndetësorë në repartin Covid të Shtëpisë së Shëndetit, ata dëshmuan profesionalizmin, përkushtimin dhe humanizmin e tyre.

Punuan me ndërgjegje dhe dinjitet.

Vërtetuan po ashtu se sektori publik shëndetësor është funksional dhe i dobishëm.

Ishte kënaqësi t’i takoja sot në shoqërimin e Drejtorit të tyre, Boban Spasiq. 

I falenderova për punën e tyre të palodhshme dhe ju shpreha mirënjohjen time të përzemër në emër të qytetarëve të komunës sonë.

Respekt.