Në 15 vjetorin e vrasjes së Arben Xheladinit në demonstratat e Vetvendosjes në Prishtin përpos personaliteteve më të larta shtetërore të Kosovës, familjen Xheladini nga fshati Tërnoc e ka ngushëlluar edhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi.
Kryetari Arifi përpos vizitës në familjen Xheladini ka bërë homazhe edhe tek varri i Arbetnit.
“Sot, në 15 vjetorin e rënies së dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj bëmë homazhe te varrezat dhe vendi i rënies së tyre. Lavdi!” ka shkruar kryetari Arifi.
“Në përvjetorin e më të dashurit tonë Arben Xheladini patëm për vizitë Kryeministtin Albin Kurti, Kryetarin e Parlamentit Glauk Konjufca si dhe disa ministra të qeveris, deputet dhe kryetarin e Gjilanit si dhe kryetarin e komunes Bujanocit Nagip Arifin.
Të cilët përzemërsisht i përshëndes për kët vizitë për dhimbjen që ndanë me ne..Zoti i bekoftë të gjithë” thuhet në postimin e familjes Xheladini.