Kamberi: Ata që zgjodhën partneritetin me pushtetin e Vuçiqit, nuk zgjidhen asnjë problem

Kamberi: Ata që zgjodhën partneritetin me pushtetin e Vuçiqit, nuk zgjidhen asnjë problem

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, njëherit deputeti popullor, Shaip Kamberi, përmes një postimi në facebook, tërthorazi ka kritikuar qasjen bashkëpunuese e konstruktive të  Shqiprim Arifit karshi Serbisë dhe vet presidentit Aleksandar Vuçiq.

“Disa po thonë se politika ime në parlament nuk ka sjellur zgjidhje të problemeve.

Thonë se alternativa është të jemi më konstruktiv, bashkëpunues dhe partner me pushtetin e Vuçiqit për të “nxjerrë diçka”.

Unë nuk besoj në këtë politikë” – ka shkruar Kamberi ndër të tjera në facebook.

Ai për më shumë ka thënë se: “Më bind edhe më shumë fakti se kur ata që zgjodhën bashkëqeverisjen, konstruktivitetin dhe partneritetin me pushtetin e Vuçiqit, nuk zgjidhen asnjë problem”.

“Besoj thellësisht se sa më shumë i nënshtrohesh pushtetit të Vuçiqit, mund të fitosh favore personale, por aq më shumë të shtyp si kolektiv. E sa më shumë reziston dhe përballesh me te, aq më shumë ke shpresë për zgjidhje. Vazhdojmë!” – thuhet në fund të postimit të deputetit shqiptar, Shaip Kamberi.

Megjithate, ka disa ditë që krerët e APN-së, e veçmas kryetari i saj, Shqiprim Arifi i koordinuar me zyrtarë serbë të SNS-it, po sulmojnë kryetarin e PVD-së, Shaip Kamberi, duke tentuar ta njollosin veprimtarinë e shquar të Kamberit, e cila po përfaqëson shqiptarët në mënyrën më dinjitoze.