Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbërritur në Ukrainë në përpjekjen e fundit diplomatike që synon parandalimin e një pushtimi rus.
Vizita e së hënës vjen pasi vendet perëndimore tërheqin personelin nga ambasadat e tyre në Kiev.
Shume vende të fuqishme u kanë kërkuar stafit të tyre në Kiev të largohen menjëherë.
Ndërkohë presidenti amerikan Joe Biden dhe ai i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy kanë përsëritur angazhimin e tyre për të ndjekur diplomacinë si mënyrë lehtësimi të tensioneve.
Në anën tjetër, këshilltari i sigurisë kombëtare i Biden ka paralajmëruar se Moska po kërkontë një “pretekst” për sulmin.
Biden dhe presidenti rus Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike të shtunën por që nuk ka kontribuar në uljen e tensioneve atje.
Gjithashtu shumë vende të fuqishme të botës kanë bërë thirrje për një zgjidhje paqësore dhe diplomatike të situatës në Ukrainë.