Në aktivitetin dy ditor i cili është organizuar nga NGO Iuventa janë paraqitur projektet që kjo organizatë ka në proces me programin e Komisionit Europian siç është Erasmus+.
Në ditën e parë para të rinjve Preshevarë janë paraqitur dy projekte:
Global Citizenships for Human rights project; testing new tools, board games (testimi i mjeteve ,board game) dhe YAMNFL - Youth Ambassadors of Non Formal Learning (Ambasadoret e rinje te Edukimit jo formal).
Kurse në ditën e dytë ka vazhduar aktiviteti me 4 prezantime tjera Sesion informues rreth programit Erasmus+, Presentation of CONNECT project.(Prezantimi i projektit „CONNECT „). Testimi i Boardin Game te projektit „Global Citizenship for Human Rights“ dhe Presentation of new YECW project (Prezantim i shkurter i projektit „Youth empowerment to Change the World“).
Pjesëmarrëse në këtë prezantim ishte edhe presidentja e kësaj organizate znj.Danijella Pushkar si dhe aktivisti Sadri Aliu i cili e faleminderoi NGO Iuventa që në aktivitetet e saj gjithmonë e përfshinë edhe Preshevën.