Ministri i Punëve të jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se shteti i tij shpreson që në rajonin juglindor të Ukrainës, Donbas, të mos përsëritet rasti i Kosovës në vitin 1999.
Ministri i Punëve të jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, teksa e ka komentuar tërheqjen e vëzhguesve të OSBE-së në Donbas, ka thënë se shteti i tij shpreson që në rajonin juglindor të Ukrainës, Donbas, të mos përsëritet rasti i Kosovës në vitin 1999.
Kjo pasi që, e njëjta ndërlidhet me tërheqjen e misionit të OSBE-së, që u bë sinjal për nisjen e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.
“Shpresoj që historia e misionit të OSBE-së në Kosovë, kur tërheqja e saj u përdor si shkas për agresionin e NATO-s, të mos përsëritet në Donbass”, ka thënë Lavrov.
Në një konferencë për media me homologun e tij polak, Zbigniew Rau, ai tha se “shpresoj që [vëzhguesit e OSBE-së] të jenë tërhequr nga faktorë si koronavirusi, infektimet ose për të pushuar”.
“Sepse, duke e ditur që vendet në fjalë, në fakt, që janë në vijën e parë të kësaj organizate terroriste informative, mua pa dashje më shko mendja që ata mund të kenë mendime të fshehta”, deklaroi Lavrov.
Ndërkaq, mediat amerikane raportuan se administrata e këtij shteti, në mes të tensioneve në mes të Rusisë e Ukrainës, synon të tërheqë mbikëqyrjen nga misioni i OSBE-së.
Të dielën mediat raportuan se një pjesë e stafit monitorues mund të largohet nga Donetsku.
Ndërkohë, të martën, Rusia njoftoi se ka tërhequr një pjesë të ushtrisë së mbledhur në kufi me Ukrainën.
Pas tërheqjes, ky shtet u deklarua se dështoi “propaganda e Perëndimit për luftë”.