Postimi i plotë i zv.kryetarit të komunës së Bujanocit z.Shqiprim Musliu:
Sot zhvillova një takim pune me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z.Glauk Konjufca, ku diskutuam shumë çështje dhe problematika me të cilat po përballemi si shqiptar në Kosovën Lindore.
Z.Konjufca shprehu gatishmërinë për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve në Luginë duke ofruar bashkëpunimin e tij në forma institucionale. Ky është edhe obligimi jonë i përbashkët institucional duke patur për bazë veprimtarinë e përbashkët të prindërve tanë që nga koha e ilegalitetit, për të ardhmen tonë të përbashkët.