Sekretari i NATO-s lë të kuptohet se asgjë s’ka përfunduar në Ukrainë: Lëvizja s’nënkupton tërheqje

Sekretari i NATO-s lë të kuptohet se asgjë s’ka përfunduar në Ukrainë: Lëvizja s’nënkupton tërheqje

Sekretari Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se lëvizja e forcave ruse për të cilën u dha njoftimi të martën e 15 shkurtit, nuk e konfirmon tërheqjen e mbi 150 mijë trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën.

Ai ka kërkuar nga Moska që një gjë të tillë ta dëshmojë, shkruan Reuters.

“Mbetet për t’u parë nëse ka një tërheqje ruse. Ajo që ne shohim është se ata kanë rritur numrin e trupave dhe më shumë trupa janë në rrugë”, ka thënë Stoltenberg para gazetarëve.

“Nëse ata me të vërtetë fillojnë të tërheqin forcat, kjo është diçka që ne do ta mirëpresim. Ata gjithmonë kanë lëvizur forcat mbrapa në mënyrë që ne të shohim lëvizjen e forcave, të tankeve të betejës, po kjo nuk konfirmon një tërheqje të vërtetë”, shtoi ai.