Udhëheqësi separatist i Republikës së vetëshpallur të Ukrainës lindore të Donetskut (DPR) ka thënë se autoritetet rebele do të fillojnë evakuimin e civilëve për në Rusi, ndërsa frika për një konflikt në shkallë të gjerë rritet.
“Nga sot është organizuar një largim masiv i centralizuar i popullsisë në Federatën Ruse. Gratë, fëmijët dhe të moshuarit duhet të evakuohen fillimisht”, tha Denis Pushilin në një video-mesazh në shërbimin e mesazheve Telegram.
Luftimet në këtë pjesë të Ukrainës kanë përfunduar me dy ushtarë të plagosur sot, teksa nga fuqitë e mëdha ekziston frika se kjo situatë mund të përdoret si pretekst nga Rusia për ta sulmuar Ukrainën.