Ministri ukrainas: Bashkimi Evropian të vendosë menjëherë një pjesë të sanksioneve ndaj Rusisë

Ministri ukrainas: Bashkimi Evropian të vendosë menjëherë një pjesë të sanksioneve ndaj Rusisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të zbatojë menjëherë të paktën një pjesë të sanksioneve kundër Rusisë dhe kështu t’i dërgojë një mesazh Moskës për përshkallëzimin e mëtejshëm se nuk do të tolerohet dhe se Ukraina nuk është e vetme në këtë krizë.

“Ne besojmë se ka arsye të mira dhe legjitime për të vendosur të paktën disa nga sanksionet tani për të treguar se BE-ja po e bën atë që thotë për sanksionet”, tha ai.

Me të mbërritur në mbledhjen e Këshillit të BE-së, shefi i diplomacisë ukrainase përshëndeti mundësinë për një takim të presidentit të Rusisë, Vladmir Putin dhe atij të ShBA-ve, Joe Biden, duke vlerësuar se çdo përpjekje diplomatike për të gjetur një zgjidhje për krizën në Ukrainë, është e mirëpritur.