znj.Sinani vazhdon takimet në ministritë e Republikës së Kosovës(FOTO)

znj.Sinani vazhdon takimet në ministritë e Republikës së Kosovës

Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Dje Ministri i Kosovës në Preshevë, sot Presheva në Qeverinë e Kosovës.

Vazhdojmë punën dhe thellojmë bashkëpunimin.

Kisha nderin që sot të mirëpritem nga Ministri i Zhvillimit Rajonal, z.Fikrim Damka. Konkretizuam disa planprojekte për të ardhmen, në lidhje me çështjet socio-ekonomike në Komunën e Preshevës.

Pastaj vazhdova me Ministrin e Pushtetit Lokal, z.Elbert Krasniqi, rreth mundësive për modernizimin e punës së qeverisjes lokale.

Ndërsa me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, znj. Emilija Rexhepi, bashkëbiseduam pos tjerash edhe për asimetrinë mbretëruese midis Serbisë dhe Kosovës në kuadrin kushtetues, legjislacionin në fuqi dhe organizimin administrativo-territorial, si dhe për nevojën e harmonizimit të tyre në funksion të lirisë, barazisë dhe të drejtave kombëtare e të njeriut.

Republika e Serbisë duhet të marrë shembull nga Republika e Kosovës, sesi ajo mundëson e garanton përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e minoriteteve në pushtetet ekzekutive dhe ligjvënëse qendrore. 

Kjo vërtetohej edhe nga takimi që pata me kryetarin e Grupit Parlamentar Multietnik pranë Kuvendit të Kosovës, z.Enis Kervan.