“Kur në vitin 2018 u lejua nga amerikanët që të diskutohej për ripërcaktimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë si zgjidhja përfundimtare e konfliktit shqiptaro-serb dhe rrjedhimisht në mes të Kosovës dhe Serbisë, u kundërshtua ky projekt, nga shumica e garniturës politike dhe e një pjese të mirë të analistëve, gazetarëve dhe përfaqësueseve të shoqërisë civile me një shkurtëpamësi të paparë në raport me zhvillimet gjeopolitike që ndodhnin në botë” ka deklaruar Valon Murati duke ju referuar situatës së krijuar në konfliktin Rusi-Ukrainë
Sipas Muratit bota tani ballafaqohet me një Rusi çdoherë e më agresive në rivendosjen e interesave të saj gjeostrategjikë dhe një Kinë në ngritje të vazhdueshme ekonomike, ushtarake dhe rrjedhimisht politike.
“Tash kur Rusia po ndërmerr veprime konkrete në realizimin e interesave të veta, në atë që ajo e quan ‘near abroad’ (rusisht – blizhnee zarubezhe, përkatësisht vendet e ish-BRSS-së) me agresionin ndaj Ukrainës, por edhe me mundësitë e destabilizimit të Ballkanit dhe rrjedhimisht edhe të Kosovës, sidomos në veri të vendit, të njëjtit janë të alarmuar nga e ardhmja e pasigurt. Me shkurtpamësinë e tyre fatkeqësisht ndikuan që zgjidhja e problemeve me Serbinë jo vetëm të prolongohet, e ne të vazhdojmë të jetojmë në status quo, por që kjo zgjidhje të mbetet peng i situatave që janë jashtë kontrollit tonë. Çfarë të thotë njeriu tjetër pos politikanë meskin, e analistë, gazetarë e akvitistë të shoqërisë civile që i shkojnë pas interesave ditore. Sa pak burrështetas e intelektual vizionar kemi” ka përfunduar Valon Murati