Turqia i jep një tjetër goditje ushtrisë ruse

Turqia i jep një tjetër goditje ushtrisë ruse

Turqia ka vendosur t’i japë një goditje të rëndë Rusisë në luftën që ajo po zhvillon në Ukrainë.

Bëhet me dije se autoritetet turke kanë mbyllur ngushticën e Bosforit dhe të Dardaneleve për të gjitha anijet ushtarake.

Vendimi i Turqisë bazohet në Konventën e Montreux të vitit 1936, sipas së cilët ajo Turqia ka kontroll mbi dy ngushticat që lidhin Detin e Zi, i cili ndodhet në bregun jugor të Ukrainës, me Mesdheun.

Konventa garanton kalimin e lirë të anijeve që i përkasin vendeve të Detit të Zi, përfshirë këtu dhe Rusinë, në kohë paqeje, por i lejon Turqisë të mbyllë ngushticat për të gjitha anijet luftarake të huaja në kohë lufte ose nëse ajo vetë kërcënohet.