Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:
Së shpejti, Presheva mikëpritëse e ndërmarrësve potencialisht investitorë nga Turqia.
Kjo falë përkushtimit të Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Beograd, SH.T. Hami Aksoy. Një angazhim shumë dashamirës i Tij për Komunën tonë i cili u dëshmua edhe sot, ku për t’na mirëpritur kishte ftuar edhe koordinatorin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinimin (TIKA) në Beograd, z. Mehmet Mete Anaç.
Së bashku me koordinatorin e Zyrës për Zhvillim Ekonomik, z.Besim Shabani dhe kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë, z.Nexhmedin Ademi, patëm mundësinë të bashkëbisedojmë për thellimin e bashkëpunimit dhe për projekte të ardhme konkrete.
Teşekkürler.