Klitschko: Rusia po vazhdon marshimin drejt kryeqytetit, por Kievi do të qëndrojë

Klitschko: Rusia po vazhdon marshimin drejt kryeqytetit, por Kievi do të qëndrojë

Kryetari i Kievit në Ukrainë, Vitali Klitshcko ka deklaruar se trupat ruse janë duke vazhduar që të afrohen edhe në drejtim të qendrës së kryeqytetit.

Paraprakisht është raportuar se një konvoj i gjatë i veturave ruse ishte 28 kilometra larg Kievit, raporton SkyNews.

Ky grup është parë teksa lëvizte ngadalë drejt kryeqytetit ditët e fundit, por që dje është parë të ketë ngecur.

“Jemi duke u përgatitur dhe do ta mbrojmë Kievin. Kievi qëndron dhe do të qëndrojë”, shtoi Klitschko.