Vendoset dita kur do mbahet raundi i dytë i bisedimeve Rusi – Ukrainë

Vendoset dita kur do mbahet raundi i dytë i bisedimeve Rusi – Ukrainë

Bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë si tentim për të t’i dhënë fund konfliktit mes dy vendeve pritet të vazhdojnë.

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë, ka hyrë tashmë në ditën e shtatë të sajën, ku humbje të mëdha personash janë raportuar nga të dy anët, duke i shtuar kësaj edhe dëmet e mëdha materiale.

Agjencia ruse e lajmeve, ka bërë të ditur se raundi i dytë i bisedimeve do mbahet sot, raporton Sky News.

Raundi i parë i negociatave mes dy shteteve është mbajtur dy ditë me parë, po që nuk kanë dhënë ndonjë rezultat pozitiv që çon drejt fundit të luftës.

Sido që të jetë, bisedimet po shihen si një mundësi e mirë që mund t’i jap fund konfliktit.