Përpara raundit të dytë të bisedimeve Rusi-Ukrainë, gjeneralmajori rus Andrei Sukhovetskiy u vra nga një snajper në Ukrainë.
Ngjarje kjo që vjen një ditë pasi presidenti Volodymyr Zelenskyy pretendoi se Rusia ka humbur rreth nëntë mijë ushtarë.
Vdekja e gjeneralmajor Andrei Sukhovetsky është ajo e një oficeri të parë të rangut të lartë në radhët ruse.
47-vjeçari ishte komandant i Divizionit të 7-të Ajror.
Lajmi u konfirmua edhe nga miku i tij, i cili njoftoi përmes mediave sociale se Sukhovetsky ishte vrarë.
“Me dhimbje të madhe mësuam lajmin tragjik për vdekjen e mikut tonë, gjeneralmajor Andrey Sukhovetsky, në territorin e Ukrainës gjatë operacionit special. I shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes së tij”, ka shkruar Sergej Chipilev.