A u lëshuan materialet radioaktive pasi rusët goditën Termocentralin? Agjencia del me njoftim

A u lëshuan materialet radioaktive pasi rusët goditën Termocentralin? Agjencia del me njoftim

Reaktorët në termocentralin bërthamor Zaporizhia në Ukrainë janë të sigurt pavarësisht se janë nën sulm nga forcat ruse.

Kështu konstatoi kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Mariano Grossi.

Një zjarr në objekt ngjalli frikën e një aksidenti të mundshëm, por Agjencia thotë se nuk u lëshua asnjë material radioaktiv.

Fabrika që atëherë është pushtuar nga forcat ruse.

“Ne jemi me fat që nuk ka pasur një lëshim të materialit radioaktiv dhe integriteti i reaktorëve nuk është cenuar”, tha Rafael Mariano Grossi në një konferencë shtypi në Vjenë të premten.

Megjithatë, operatori dhe rregullatori i uzinës i tha Agjencisë se situata në terren është “jashtëzakonisht e tensionuar dhe sfiduese”.