“Dyshohej për tradhti” – Raportohet se Ukraina ka vrarë anëtarin e delegacionit negociues

“Dyshohej për tradhti” – Raportohet se Ukraina ka vrarë anëtarin e delegacionit negociues

Mediat ukrainase kanë raportuar se është qëlluar për vdekje një anëtar i delegacionit negociues ukrainas.

Bëhet fjalë për Denis Kireev, për të cilin “Kyiv Independent” raporton duke cituar “Pravdan” se dyshohej për tradhti.

Sipas burimeve të mediave ukrainase, ai është vrarë nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës.

Gjithnjë sipas këtyre raportimeve, Shërbimi i Sigurimit kishte të dhëna të qarta për tradhtinë e Kireev, përfshirë edhe bisedat telefonike.

Informacioni në fjalë mbetet ende i pakonfirmuar.