Gjermania ka nisur veprimet për të hequr varësinë nga gazi rus.
Berlini zyrtar ka thënë se do të ndërtojë një terminal të gazit natyror të lëngshëm në bregdetin e saj të Detit të Veriut.
Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, ka thënë se është shumë e nevojshme që të reduktohet varësia nga gazi rus.
“Është e nevojshme të reduktojmë varësinë tonë nga gazi rus sa më shpejt që të jetë e mundur në dritën e agresionit të Moskës”, ka thënë ai.