Kongresmeni amerikan: Është koha që Kosova të pranohet në NATO

Kongresmeni amerikan: Është koha që Kosova të pranohet në NATO

Në një letër drejtuar Presidentit Biden dhe SekretarIt të Shtetit Antony Blinken, Republikani Ritchie Torres ka thënë se Kosova është një aleat besnik i SHBA-së.

Kosova duhet të pranohet si pjesëtare e NATO-së, si një kundërpërgjigje për pushtimin e Ukrainës nga ana e Rusisë, raporton New York Post.

Torres ka thënë se shteti i vogël në Ballkan është një vend i afërt dhe aleat besnik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kësisoj ajo duhet t’i bashkëkohet aleancës se NATO-së si një përgjigjje për Rusinë dhe influencën e saj në rajon.

“Me 27 shkurt, Ministri i Mbrojtjës së Kosovës, Armend Mehaj, bëri thirrje për një anëtarësim të përshpejtuar në NATO.” 

Për më tepër, më 3 mars, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë me të cilën i bën thirrje qeverisë së tyre të fillojë negociatat për anëtarësimin në NATO. Nuk mund të pajtoheshim më shumë me këto veprime”, ka shkruar Torres.

Përderisa Rusia vazhdon të sillet si një aktor irracional dhe Serbia forcon marrëdhëniet e saj me Rusinë, është kritike që ne të ndihmojmë aleatin tonë Kosovën për t’iu bashkuar NATO-s. Me situatën me zhvillim të shpejtë të sigurisë në Evropë, ne duhet të qëndrojmë me aleatët tonë.”