• E mërkurë / Jun-25 15:06
  • Kontakt

Albin Kurti thërret përfaqësuesit politik të Luginës nesër para seancës së Kuvendit Komunal

Albin Kurti thërret përfaqësuesit politik të Luginës nesër para seancës së Kuvendit Komunal

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, ka ftuar përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës, për një takim, nesër në ora 8.00.

Në takim janë të ftuar z.Ardita Sinani, zRagmi Mustafa, z.Sami Salihu, z.Shqiprim Arifi, z.Naser Haziri, z.Shaip Kamberi, z.Nagip Arifi dhe z.Shqiprim Musliu.

“Takimi ka për qëllim diskutimin më të gjerë për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, thuhet në ftesën e Kryeministrit dërguar përfaqësuesve politik nga Lugina.

Ky takim vjen pas dështimit të dy listave zgjedhore shqiptare për të siguruar deputet në parlamentin e Serbisë dhe ditën e inicimit të seancës për shkarkimin e kryetares së Komunës së Preshevës.